Lajme

Parlamenti shqiptar shkarkon Presidentin Ilir Meta

06/09/2021 15:15
nga:M K

Maxhoranca parlamentare ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre.

Në votim kanë marrë pjesë 114 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre.

Nga këta 104 pesë deputetë votuan pro, 7 deputetë kundër dhe 3 abstenim.

Pak më herët me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi që ishte e pavlefshme, Parlamenti miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor.

Plot 16 shkelje kushtetute i gjeti komisioni hetimor presidentit Ilir Meta, duke i propozuar parlamentit shkarkimin.

Nga ky hetim komisioni hetimor thekson se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fusharë elektorale.

Pjesë e provave të renditura në raport është edhe konkluzioni paraprak i monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga OSBE-ODIHR, për të faktuar përfshirjen e kreut të shtetit në fushatë elektorale.

Komisioni mbërriti edhe në përfundimin se presidenti përmes disa shkresave ndërhyri në punën e institucioneve të pavarura.

Shkeljet e kushtetutës nga presidenti komisioni hetimor në raportin final thotë se janë konsumuar gjatë 19 intervistave televizive, 9 deklaratave, 45 postimeve në Facebook dhe shkresave dërguar institucioneve.

LEXO EDHE:

104 deputetë pro raportit për shkarkimin e Metës, 7 kundër