Lajme

Parlamentari iranian thotë se mund të bombardohet Shtëpia e Bardhë

01/05/2020 13:25
nga:B. D

Donald Trump, presidenti amerikan ka shkaktuar denoncime të tjera pasi kërcënoi të sulmonte 52 shënjestra tjera në Iran, disa prej të cilave vende ku kishte civilë, nëse Irani hakmerret për vrasjen e komandantit ushtarak Qassem Soleimanit.

Ndërsa bombat ranë pranë ambasadës amerikane në Bagdat, presidenti amerikan u quajt “përbindësh” dhe u akuzua se kishte përgatitur krime lufte pasi premtoi se do të sulmonte shënjestra të nivelit të lartë “me rëndësi të madhe për kulturën iraniane”, shkruan Independent.

Ndërkohë, parlamenti iranian u hap me politikanët që brohorisnin “vdekje Amerikës”, ndërsa edhe Iraku mbajti një takim emergjent pas presionit për t’i dëbuar mijëra trupat amerikane në vend që po luftojnë kundër ringritjes së ISIS-it.

“Ne mund ta sulmojmë edhe vetë Shtëpinë e Bardhë, ne mund t’iu përgjigjemi atyre në tokën amerikane. Ne kemi fuqinë, dhe me bekimin e zotit ne do të përgjigjemi në kohën e duhur,” tha Abolfazl Abutorabi, një parlamentar i sertë iranian, sipas agjencisë së lajmeve ILNA.

“Kjo është shpallje e luftës, që nënkupton se nëse ju ngurroni atëherë humbisni. Kur dikush të shpall luftë a doni që t’i përgjigjeni plumbave me lule? Do t’iu qëllojnë në kokë”, tha Abutorabi.

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!