Sporti

Paris SG të interesuar për Allan, por i vendosin një kusht!

05/25/2019 16:35
nga:Ideal

Gjigantët francezë Paris Saint-Germain do ta provojnë përsëri fatin e tyre për mesfushorin e Napolit, Allan.

Parisienët tentuan që ta transferojnë brazilianin në Paris në merkaton e janarit – por rezultoi pa sukses pasi çmimi i tij ishte i lartë për milionerët, shkruan GazetaBlic.

France Football megjithatë – deklaron se PSG do të kthehet për Allan dhe janë shumë të sigurt se Napoli janë të gatshëm që ta ulin çmimin e tyre për mesfushorin.

PSG aktualisht vlerëson Allan në vetëm 50 milionë euro – ndërsa Napoli e vlerësoi atë me 100 milionë euro më herët.

Allan arriti në Napoli në verën e vitit 2015 për një pagesë prej 11 milionë eurosh dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ta që nga ajo kohë.


/GazetaBlic/