Showtime

Parfumi i kristaltë i Kim Kardashian ndalohet të shitet në Australi, kjo është arsyeja

12/07/2017 17:59
nga:F.B

Kim Kardashian i ka ‘çmendur’ tifozët e saj anembanë globit me lansimin e linjës së saj të re ‘Crystal Gardenia’, muajin që shkoi, përcjellë GazetaBlic.

‘Por ata tifozë të cilët jetojnë në Australi po shpresojnë që të arrijnë të blejnë aromën pasi kanë mbetur pa të , shkaku i asaj se ky parfum konsiderohet si ‘ material i ndezshëm / i rrezikshëm’ për atë se përmban alkool, shkruan DailyMail.

Duke u bazuar tek TMZ, kompanitë e transportit siç është edhe FedEX, kanë refuzuar të importojnë dhe eksportojnë parfumet e Kim Karadashian në Australi dhe Zelandën e Re, duke i lënë me gishta në gojë të gjithë ata që kanë paguar për këtë parfum në sistemin online të blerjes.

“Konsumatorët jashtë shtetit të Amerikës janë ankuar se nuk kishte asnjë paralajmërim rreth zonave të zeza ku nuk mund të dërgohej ky parfum, në ueb faqen e saj” – raportoi TMZ këtë të enjte.

“Burime të lidhura ngushtë me Kim Karadashian, kanë treguar se asaj i kanë thënë se nuk do të ketë asnjë problem për dërgimin e parfumeve të saj, përcjellë GazetaBlic.

Bazuar në publikim, konsumatorë të cilët kanë blerë këto produkte do të kontaktohen nga ekipi i Kim Karadashian dhe do t’u kthehen në plotësi paratë për të cilat kanë paguar.

Pavarësisht asaj se Kim Karadashian kishte problem me dërgimin e mallit, ajo ka thyer rekord duke i shitur të gjitha parfumet e saj për vetëm një ditë dhe duke fituar kështu 10 milion euro.

 

© DailyMail – GazetaBlic | Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

11/30/2017 13:06

Kim Karadashian apo Beyonce, ja cila duket më mirë e zhveshur komplet!