Lajme

“Paratë për të sëmurë, në duar të krimit”/ Expose sonte sjellë një hulumtim për një aferë të mashtrimit në emër të bamirësisë!

12/25/2022 11:54
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka realizuar një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.

Expose përgjatë hulumtimit ka arritur që në të gjitha rrugët të konfirmoi të vërtetën e rastit në fjalë, ku flitet për mijëra euro, raporton GazetaBlic.com

Personat e inkriminuar kanë keqpërdorur identitetin e një personi, për të grumbulluar mjete financiare në emër të tij, kinse për trajtim jashtë vendit.

Pre e mashtrimit, ishte edhe një spital privat, disa media dhe figura publike, që bënë thirrje për grumbullimin e mjeteve financiare, pa e ditur të vërtetën e rastit.

Se cili është rasti dhe metoda përmes të cilës u ndërtua afera e mashtrimit, mund ta kuptoni sonte ekskluzvisht në emisionin Expose, i cili transmetohet në Kanal10 me fillim nga ora 21:10.