Lajme

“Parashikon” Milaim Zeka: Ja në favor të kujt do të vendos Gjykata Kushtetuese

05/20/2020 18:52
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti Milaim Zeka ka thënë se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

“E kam thënë edhe ashtu është”, tha ai, i pyetur për deklratën që e kishte dhënë ditë më parë se Gjykata Kushtetuese do ta favorizojë VV-në në vendimin e saj.

Zeka kishte theksuar se këtë vendim Gjyakta do ta marrë për shkak se po kërcënohen gjyqtarët.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese gjithashtu është duke bërë presion psikologjik ndaj qytetarëve të vendit dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit ndërsa vonon vendimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

”Në bazë të deklaratave, pjesa dërmuese e politikanëve të Kosovës, janë duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese por Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije është duke i bërë terror dhe presion psikologjik qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe 85 deputetëve të Kuvendit”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka u shpreh në Info Magazine se pavarësisht presioneve nga pjesa dërmuese e politikanëve, nëse Gjykata Kushtetuese vonon vendimin, situata do dalë jasht kontrollit, njofton Klan Kosova.

”Nëse kjo gjykatë e vonon çdo ditë e çdo orë marrjen e një vendimi për dekretin e presidentit gjendja do të shkojë drejt acarimit”.

”Nuk ka deklaratë të zyrtarëve të lartë që nga Kryeministri Albin Kurti e deri tek Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu e Ministrisë së Drejtësisë e të gjithë me rend, që nuk i kanë bërë presion direkt dhe indirect Gjykatës Kushtetuese”.

”Dhënia e afatit është bërë për shkak të presionit që i është bërë Gjykatës Kushtetuese”.

A u takua me Hashim Thaçin si ministër i FSK-së?! Kjo është përgjigja e Anton Qunit

05/21/2020 00:12

“Dokumentet përgatitore të hartimit të Kushtetutës forcojnë argumentet e Kurtit”