Lajme

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë

08/07/2019 16:22
nga:Gazeta Blic

Gazetari Arben Ahmeti ka parashikuar situatën politikë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se LDK është e vetmja që nuk ka nevojë për koalicion parazgjedhor.

Sipas tij, kjo parti vetëm duhet ta gjejë kandidatin për kryeministër, derisa ka preferuar Vjosa Osmanin.

Ndërkaq, sipas tij, për koalicione kanë nevojë VV e AAK, derisa ka shtuar ai, PDK është në një situatë të keqe, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Ne keto zgjedhje, LDK nuk ka nevoje per koalicion me partite tjera.

LDK ka nevoje per koalicion te brendshem rreth kandidatit per kryeminister.

Edhe kandidatura me e qelluar veshtire se do t’i tejkaloje pasojat e Isa Mustafes kryetar, megjithate ka shprese nese kandidohet Vjosa.

VV dhe AAK kane nevoje per koalicione nese synojne fitoren. PDK-se ne keto zgjedhje nuk i kryen pune asgje. Pos garimi si e vetme.

Per here te pare shohim kater parti qe synojne vendin e pare dhe levizjet e vogla qe e definojne te parin.

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…