Lajme

Parashikimi i Vjosa Osmani: Pas rrëzimi të Qeverisë Kurti vendi do të shkojë në zgjedhje të reja

03/24/2020 17:21
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka parashikuar se çka do të ndodë tutje, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka folur se praktikat e deritashme kanë treguar se në momëntin kur është rrëzuar një qeveri vendi ka shkuar në zgjedhje të reja.

Ajo ka dalë kundër një qeverie teknike, sidomos tani që vendi përballet me koronavirus.

Ajo ka theksuar se shumë mirë e përcakton Kushtetuta, se kujt i takon mandatari për formimin e Qeverisë.

Osmani ndër të tjera ka folur edhe postin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas saj, për këtë çështje nuk do të diskutohet nesër, sepse e vetmja pikë e rendit të ditës është mocioni ndaj qeverisë Kurti.

E konfirmon Vjosa Osmani: Seanca mbahet nesër, unë nuk kam votuar pro!

06/01/2020 13:22

Papërgjegjësia e qeverisë dhe komunave për hapjen e çerdheve, dëmton prindërit!