Lajme

Parashikimi i publicistit Adriatik Kelmendi: Edhe dy herë do të shkojmë në zgjedhje

12/27/2019 00:57
nga:Gazeta Blic

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi ka paralajmëruar se mund t’i kemi dy palë zgjedhje.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se me konstituimin ka filluar afati kushtetues 15+10 ditë për formimin e qeverisë.

Sipas tij, do të dështoj marrëveshja LDK-VV, dhe vendi shkon në zgjedhje.

Në zgjedhje sipas tij bashkohet PAN-i, dhe sërish këta s’mund ta formojnë qeverinë, dhe vendi prap shkon në zgjedhje.

Shënimi i plotë i Kelmendit:

Edhe dy herë do të shkojmë në zgjedhje.
Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar afati Kushtetues 15 + 10 për votimin e qeverisë. Dështon përfundimisht marrëveshja LVV-LDK, shërndahet Kuvendi, shkojmë në zgjedhje të reja.

Bashkohet PAN-i, i fitojnë zgjedhjet. LVV dhe LDK nuk bëjnë koalicion me ta, por ia votojnë kryeparlamentarin. Sërish ecën afati kushtetues 15 + 10, dështojnë përpjekjet për të siguruar shumicën parlamentare – shkojmë në zgjedhje…

Gjithçka është e mundur… jeta është fluide. ?

03/19/2020 22:29

Adriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni VV-LDK të kthehet në “pikën zero”