• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Parashikimi i Mulajt: LDK në Istog del mbi 45% ndërsa në nivel Kosove mbi 25%

12/14/2024 18:35
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Istogu, dr.sci Besim Mulaj.

Mulaj u shpreh i sigurtë se LDK-ja del parti e parë në Istog.

Ai bëri një parashikim duke thënë se në nivel Kosove do të dalin mbi 25% ndërsa në Istog mbi 45%

“Nuk diskutohet që LDK-ja del parti e parë në Istog por diskutohet përqindja ku do të jetë. Kësaj radhe duke u bazu edhe në matës të sigurtë siç i kemi zgjedhjet lokale, ku jemi kthyer fuqishëm. Nga terreni që jemi duke diskutu, duke u taku me të gjithë, që ne e njohim këtu, të cilët në atë kohë edhe e thojnë haptas që ne ‘kemi votu për Listën Guxo’ dhe jo për VV-në. Në çdo takim që kemi pas, edhe me matje të caktuara, me familje të tëra, me biznese të caktuara që në atë kohë kanë votu pro Listës Guxo, tani janë pro LDK-së edhe degës në Istog por edhe Lidhjes Demokratike në përgjithësi në Kosovë. Unë pres që të kemi një ngritje të jashtëzakonshme, shumë ma mirë se sa që mendojmë, pres mbi 25% të arrijmë Lidhja Demokratike e Kosovës në nivel të Kosovës. Në Istog pres të jemi mbi 45%, nuk do të jemi nën 45%. Edhe duke i parë kandidatët që i ka LDK-ja jashtëzakonisht të përgatitur, të tre. Eshtë Shkëmb Manaj, një profesionist i veçantë, doktoresha Sherbeze Kabashi dhe unë Besim Mulaj, doktor shkence… e kemi edhe një kandidate e cila vjen nga mërgata po që është nga Istogu.

Mulaj tha se edhe Peja qëndron njëjtë si edhe Istogu.

“Peja është e fuqishme dihet nën menagjimin edhe udhëheqjen e Gazmend Muhaxherit, kryetarit. Po ashti Iliri ka patur një mengjim të jashtëzakonshëm të mirë në zhvillim por edhe në infrastrukturë”

Gazetari Gashi e pyet se pse nuk është i ndriquar qyteti në prag të festave të fundvitit, kjo ishte përgjigja e kandidatit Mulaj.

“Edhe qyteti para festave të fund-vitit do të jetë i ndriquar, edhe festa e ka të bukurën e vet. Nganjëherë janë edhe proceduarat e prokuorimit dhe të buxhetit janë të tilla por megjithatë gjithçka do të jetë mirë për festat e fund-vitit”

“Duke e parë edhe rikthimin e antarëve por edhe simpatizanëve në atë kohë të ‘Listës Guxo’ por edhe zhvillimet dhe ‘Turneun e Ndryshimit’ të cilin është duke e zhvilluar kyetari Abdixhiku, I cili po pritet jashtëzakonisht mirë dhe duke parë programin e LDK-së, besojmë nesër do të jemi në pushtet” tha Mulaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.