Lajme

Parashikimi i motit: Priten sërish reshje bore

02/06/2020 08:47
nga:Gazeta Blic

Ditëve të ardhshme ftohtë, të premten mundësi për reshje të dobëta bore. Në fundjavë kthjellime, temperaturat gjatë ditës në rritje graduale

Cikloni që solli motin e ftohtë dhe reshjet e borës po zhvendoset në lindje nga Deti i Zi. Mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme, do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të sjellin mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, sidomos në fundjavë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se reshjet e borës që ranë gjatë ditës së sotme, do të vazhdojnë përgjatë natës, e vende-vende edhe nesër në mëngjes.

“Ditën e premte një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të depërtojë në lindje të rajonit, e mbi vendin tonë do të shtojë vranësirat, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore. Në aspektin termik, do të mbetemi nën dominimin e masave të ftohta ajrore, por nga fundjava temperaturat gjatë ditës do të shënojnë rritje graduale”, paralajmëron PW.

Sipas PW, pas përmirësimit të cilësisë së ajrit ditën e mërkurë, me qetësimin e erërave nga e enjta mbrëma vlerat do të kalojnë në të pashëndetshme, e vlerat ditore do të luhaten përreth vlerave mesatare.

03/22/2020 22:14

Fillojnë reshjet e borës në Kosovë!