Kushte për rrebeshe shiu e bubullima mbeten edhe ditën e enjtë, kryesisht orëve të pasdites, derisa ditën e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, me ndonjë rrebesh shiu të mundshëm përreth viseve malore, orëve të pasdites.
Nga dita e shtunë sërish pritet përkeqësim i motit, me rrebeshe që mund të zhvillohen në pjesë të vendit, e që ka mundësi të vazhdojnë herë pas here edhe përgjatë së dieles. Temperaturat pas një rënie në 19C e 20C, të enjten, deri në fundjavë sërish shënojnë rritje deri në 24C e 25C.


