Lajme

Parashikimi i motit për nesër

01/24/2026 22:46
nga:Y I

Reshje lokale shiu vazhdojnë të paraqiten në pjesë të vendit edhe ditën e diel, ndërkohë që nuk mungojnë as intervale me diell, pasi që erërat më të theksuara juglindore shpërndajnë vransirat.

Frynë erë juglindore mesatare e mesatarisht e fuqishme 7-14m/s. Kushte të paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe ditëve të para të javës së fundit të janarit.

Ditën e hënë të reshurat mund të jenë më të shtrira përgjatë territorit të vendit, e të martën më të lokalizuara.

Të hënën madje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë bubullimë.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C të dielen, e deri të martën zbresin në 7C.

Minimalet rriten në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C.

Ditën e mërkurë nuk paraqiten sinjale për të reshura, por do të ketë vransira e intervale me diell.