BLIC.TV

Parashikimi i Ismet Kryeziut se a do të formohet të hënën qeveria Kurti

01/31/2020 22:10
nga:A. R.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, në një intervistë në Blic Interview, ka folur për mundësinë që të hënën të formohet qeveria e re e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo gjë është vullnet politik dhe si i tillë pritet të shihet se sa është vullneti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, për të bërë koalicion mes vete.

Kryeziu, ka përmendur faktin që nëse të hënën nuk votohet qeveria e re, atëherë vendi rrezikon që të futet në një krizë të thellë politike.

“Kjo gjë është politike dhe si e tillë mbetet të shihet se sa është në vullnetin e partive që të arrihet koalicioni. Ajo cka mund të them është që nëse vazhdon të zhagitet formimi i qeverisë së re të vendit, atëherë Kosova rrezikon që të futet në një krizë politike“, ka thënë ndër të tjera Ismet Kryeziu në Blic Interview.