Lajme

‘Parashikimi’ i Frashër Krasniqit për Qeverinë Kurti: Disa ndryshime kozmetike janë maksimumi që do të prodhojë kjo qeveri

02/10/2020 23:23
nga:Gazeta Blic

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se nuk pret shumë nga Qeveria që drejton Albin Kurti.

“Maksimumi çka mund të prodhojë kjo qeveri janë disa ndryshime kozmetike, të cilat nuk janë relevante me situatën politike ose ekonomike në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

“Kurti e ka reduktuar çështjen ekonomike me luftën kundër korrupsionit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit. Nuk mundet një subjekt i majtë që ta zgjidhë situatën ekonomike duke vendosur rend dhe ligj. Transformimi në ekonomi bëhet përmes sistemit të tatimit, jo me luftën kundër krimit dhe korrupsionit sepse kjo është vetëm vendosje e rendit”.

“Nuk është garanci për barazi sociale apo zhvillim ekonomik. Kurti edhe nëse performon shkëlqyeshëm nuk do të ketë ndryshim real”, ka thënë ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Zona B ai është shprehur se Kosova me këtë qeveri është bërë shteti i dytë në Evropë, pas Hungarisë që nuk ka ministri të Mirëqenies Sociale.

“Kjo është qasje e djathtë. Shenja e parë në aspektin e shtetit social është e kundërt me VV. Programin e kam lexuar disa herë por nuk po shoh askund VV në aspektin e asaj VV të mëhershme. Nuk ka të bëjë me kompromis, nuk kemi ndarje 50-50 të politikave sepse nuk është e mundshme. Kjo që ka ndodh është nënshtrim në nivel programor”.

“ VV ka një tendencë për ta dominuar atë që e ka pranë. Ka ndodhur një zhvillim drejt populizmit edhe në LDK, sidomos me gjeneratën e re – jo të gjithë. Shtesa elektorale ka ardh nga kjo qasje e tillë. Ka pasë një zhvendosje të LDK-së nga populizmi”.

Frashër Krasniqi: Arben Xheladini dhe Mon Balaj ranë për një kauzë të drejtë

03/26/2020 14:39

E krahasoi Albin Kurtin me diktatorin korean, Kim Jong-Un | FFK’ja pezullon gjyqtarin e futbollit