Lajme

Parashikimi i analistëve politik për koalicionin VV-LDK

01/26/2020 15:07
nga:Gazeta Blic

Politika kosovare nuk po arrin që të krijojë stabilitet në qeverisje. Deri tek arritja e koalicioneve po duhet shumë kohë dhe shumë kompromise, ndërsa këto koalicione po përfundojnë para kohe.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, vlerëson se koalicionet e deri tanishme janë arritur duke mos u bazuar në parime dhe as ideologji partiake, dhe si të tilla edhe kanë përfunduar shpejt.

“Deri më tash koalicionet politike janë arrit duke i përmbushur apetitet jo vetëm të subjekteve politike por edhe te individëve të caktuar dhe nuk ka si të jetë ndryshe, koalicionet e tilla janë të destinuara të dështojnë. Pra, kanë qenë koalicione totalisht joparimore, koalicione që nuk janë mbështet as në ideologji partiake dhe as në program qeverisës”, theksoi Mushkolaj për Radio Kosovën.

Mushkolaj, vlerëson se edhe koalicioni mes Vetëvendosjes e LDK-së nëse arrin të bëhet, nga ajo që po shihet, nuk do të mund të çojë mandatin deri në fund.

Ndërkaq, për politologun Ramush Tahiri, vonesat në krijimin e qeverive si dhe përfundimi i tyre para kohe po ndodh për shkak se Kosova nuk ka sistem të mirë zgjedhor.

Ekskluzive: Vetëvendosje me ofertë të re për LDK-në, i ofron 7 ministri për ta ruajtur kryetarin e Kuvendit

Sipas Tahirit, do të duhet që sa më parë të bëhet reforma zgjedhore.

“Problemi pse Kosova nuk ka qeveri stabile, është se i ka ligjet e këqija, pse nuk i ka zgjedhjet kushtetuese më të mira dhe gjithashtu është modeli feudal dhe bajraktar. Gjithashtu edhe tradita e krijimit të partive që janë krijuar si lideriste dhe regjionale dhe si të tilla prishin qeveri dhe nuk mund të jenë funksionale”, tha Tahiri.

Të gjitha qeveritë në Kosovë nuk kanë arritur ta përfundojnë mandatin prej 4 vitesh dhe si rrjedhojë, vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë tash kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit, ende nuk është bë qeveria.

Vetëvendosje e cila doli fituese dhe e pasuar nga LDK, tash e tre muaj janë në negociata për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Por nuk po mund të pajtohen për ndarjen e pozitave politike.

Ndërkohë Albin Kurti pa marrëveshje për bashkëqeverisje me asnjë nga subjektet politike është mandatuar për kryeministër.

09/22/2020 20:18

Albin Kurti tregon për herë të parë një pyetje që ia kishte bërë Hashim Thaçit në takim