Lajme

Parashikimi i analistëve politik: Këto janë dy opsinonet, nëse dështon marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së

12/05/2019 21:24
nga:Gazeta Blic

Në opinion, ka mendime të ndryshme. Disa thonë se për fituesin e zgjedhjeve, alternativë është vetëm LDK-ja, në të kundërtën zgjedhje. Ndërkaq, ka të tjerë që thonë se Vetëvendosje duhet të provoj edhe parti tjera, nëse veç dështon me LDK-në.

Opinionistët ndajnë mendime të ndryshme, për alternativat në rast të dështimit të koalicionit Vetëvendosje – LDK.

Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike në vend, thotë se nuk sheh mundësi tjetër për Vetëvendosjen, ose LDK-ja ose zgjedhje tjera.

“Nuk besoj dhe nuk do të ishte fare pozitive nëse Vetëvendosje do të kërkonte koalicion me partitë e PAN-it sepse nuk do të vinte kurrfarë ndryshimi përkundrazi do ta komplikonte edhe më shumë situatën e qeverisjes dhe do ta komprometonte Vetëvendosjen si subjekt politik dhe vet Albin Kurtin për shkak të marketingut të tij politik”, deklaroi për RTV Dukagjinin Blerim Burjani.

Por, ndryshe mendon profesori universitar, Mazllum Baraliu. Ai thotë se para zgjedhjeve, Vetëvendosje duhet të marr në konsideratë edhe partitë tjerë për koalicion të mundshëm, nëse nuk arrihet me LDK-në.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja e Vetëvendosjes me LDK-në, pse të mos ketë një ri konfigurim tjetër kualitativ ku të bëhej një koalicion me PDK-në, AAK-në apo NISMA-n”, ka deklaruar Mazllum Baraliu.

Vetëvendosje si e para ka 29 mandate, ndërsa LDK-ja 28 mandate për legjislaturën e 7 të Kuvendit

07/31/2020 08:29

Kurti: Sivjet kjo festë na gjen të vënë në sprovë prej një pandemie të rëndë e të rrezikshme!