Sporti

Paraqitja e Real Madridit ndaj Betisit, pasqyrë e gjithë edicionit – DËSHTIM

05/19/2019 13:52
nga:M K

Real Madridi është mposhtur nga Real Betisi me rezultat të pastër 0-2.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë që nga minuta e parë, por që rastet e panumërta nuk arritën t’i konkretizonin, përveç atyre të minutave 61′ dhe 75′, shkruan GazetaBlic.

Paraqitja e sotme e “los blancos” ishte pasqyrë e asaj se çfarë treguan futbollistët përgjatë këtij edicioni, e që kur kemi parasysh faktin se çfarë skuadre është, patjetër se mund të konsiderohet si dështim.

Loren dhe Jese Rodriguez ishin golashënuesit e andaluzianëve, që me këto tre pikë shkojnë në kuotën e 50-të pikëve dhe pozicionohen në mes të tabelës.

Real Madridi ndërkaq e mbyll sezonin 2018/2019 në pozitën e tretë, prapa Barcelonës dhe rivalit nga qyteti, Atletico.

Florentino Perez jo më kot ka deklaruar se priten shpenzime gjatë verës, derisa mbetet të shihet se kush do të zbarkojë e kush do të largohet nga Santiago Bernabeo në afatin kalimtar të verës.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:04

Akordohet penalltia e dytë për Real Madridin brenda pak minutave