Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social facebook, njoftuan se në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person i moshës 32-vjeçare.
Gjithashtu thuhet se gjatë kontrollit është parë se kishte të ngarkuar tekstil të markave tregtare të mbrojtura, 1 mijë 200 palë trenerka, për të cilin mall nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit ku vlera e mallit ishte afër 10 mijë 000
“Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin janē duke u marrun njësitet e doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.