Uncategorized

Paralajmëron Lutfi Haziri: Goditja e re nga Specialja ka me ardhë shpejt

11/25/2020 23:31
nga:Sh Xh

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se një goditje e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti.

Haziri tha se Gjykata Speciale do të ngrisë aktakuza të tjera, ndërsa thotë se goditja e parë ka prekur krerët e shtetit të Kosovës.

Goditja e re ka me ardhë shpejt. Kanë me u ngrit aktakuza kanë me u marrë njerëz në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë. Kjo është rruga që po kalon Kosova”, tha Haziri në KTV.

PDK edhe VV edhe partitë e tjera të cilët mund të preken nga Gjykata Speciale duhet të tregohen si burrështetas, siç të tjerët që dhanë dorëheqje”, shtoi Haziri.