Lajme

Paralajmëron Kurti: Do mbështesim protesta masive kundër Qeverisë që do të formohet!

04/20/2020 18:15
nga:Norë Kelmendi

Kreu në detyrë i qeverisë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lënë të nënkuptohet se partia në të cilën ai udhëheq mund të përkrahë protesta masive në vend, në rast se krijohet qeveri e re.

Sot gjatë ditës, kryeministri në detyrë ka zhvilluar një bisedë më gazetarët e “Sarajevo Calling”.

Përmes postimeve në Twitter, gazetari Jasmin Mujanovic ka treguar detaje nga biseda që kanë pasur me Kurtin.

Ai thotë se Kurti ka deklaruar se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend.

Kreu i qeverisë madje ka përmendur një fazë të destabilizimit për Kosovën.

“Kurti la të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protesta masive kundër çdo qeverie të re që mund të formohet. Shton se do të pasojë një “fazë e destabilizimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Albin Kurti ka pasur kritika edhe ndaj të dërguarit të posaqëm të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai shton se e rëndësishme për ambasadorin Grenell është vetëm nënshkrim i marrëveshjes dhe jo përmbajtja e saj.

05/28/2020 22:56

‘Mbështetësit e Albin Kurtit’: S’ka ma pika t’kuqe, shihemi n’shesh