• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Paralajmëron Konjufca: Nëse Kosova vendoset në pazar, do të vendoset edhe Shqipëria

02/06/2019 21:57
nga:L H

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kur është pyetur për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi.

Konjufca ka thënë se proklamimi i bashkimit duke dhënë troje është shkatërrim i bashkimit kombëtar.

“Proklamimi i bashkimit duke dhënë troje është shkatërrim i bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtarë është Shqipëria me Kosovën shtete të pavarura” tha Konjufca.

Ai në BlicInterview tha se Kosova e plotë nuk është Kosova ahtisariane pasi, siç u shpreh ai, për një Kosovë të plotë kanë dhënë jetën gjenerata të tëra të vendit.

“Kosova e plotë nuk është Kosova ahtisariane. Për Kosovën e plotë kanë dhënë jetë dëshmorët e këtë nuk na e ka sjell Ahtisari. Ai ka dëgjua çka ka thënë Kosova e Serbia dhe ka prurë një pako. Bazamentin e vendit nuk e ka pru ndërkombëtarët por për këtë kanë dhënë jetën gjenerata të tëra. Plotënia e Kosovës nuk duhet të preket e as cenohet” tha Konjufca.

Konjufca duke folur për bashkimin kombëtar me Shqipërinë tha se “kur të qitet Kosova në pazar do të qitet edhe Shqipëria. Ti vendin mund ta mbrosh duke mos dhënë toka e jo duke dhënë toka” përfundoi Konjufca.

Ndiqeni intervistën e plotë: