Lajme

Paralajmëron infektologu: Koronavirusi mund të prekë edhe Kosovën

02/24/2020 18:13
nga:Gazeta Blic

Infektologu Valbon Krasniqi, në një lidhje direkt në emisionin Frontal në Televizionin T7 ka folur për koronavirusin si dhe dyshimet se në Kosovë mund të ketë ndonjë person të prekur nga ky virus.

Krasniqi thotë se në infektivë kanë pranuar tre raste të dyshuar me koronavirus, por, që kanë dalë negative.

“Virusi tashmë ka marrë përmasa botërore. Ne kemi pranuar 3 raste në infektivë, i kemi bërë të gjitha analizat e duhura, edhe ka dalë që janë negative”, thotë ai, teksa shton se qytetarët duhet që të bëjnë kujdes.

“Megjithatë, qytetarët duhet të kujdesen, të pastrojnë duart vazhdimisht, të shmangin udhëtimet në këto vende Itali, apo kudo  është përhapë virusi. Vetëm kështu mund ti rijnë larg Koronavirusit”, thotë ai.

03/31/2020 13:10

Spanja shënon rekord të ri vdekjesh brenda 24 orëve