Lajme

Paralajmëron infektologu: Koronavirusi mund të ketë hyrë në Shqipëri

03/05/2020 23:20
nga:Gazeta Blic

Mjeku infeksionit i Qendres Spitalore dhe Ushtarake të Tiranës Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, u shpreh se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Pipero tha se koronavirusi mund të kalojë nga një person i infektuar tek një njëri i shëndoshë dhe pa shfaqur simptoma.

Infektologu theksoi se mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pasi ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha Pipero.

04/01/2020 15:19

Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur