Lajme

Paralajmëron deputetja: Prishja e koalicionit qeverisës, çështje e ditëve apo e javëve

07/30/2020 00:18
nga:Gazeta Blic

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka parashikuar se koalicionit që aktualisht e qeveris Kosovën nuk do t’i zgjasë jeta edhe shumë.

Kusari-Lila ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate shumë shpejt do ta ndërpresin bashkëpunimin.

“Është çështje e ditëve apo e javëve”, ka deklaruar ajo, të mërkurën.

Sipas Kusari-Lilës, Qeveria Hoti “nuk ka për të arritur asnjë marrëveshje” me Serbinë.

“Nuk ka për të vazhduar dialogu”, ka thënë ajo.

Vdes nga koronavirusi, 27 vjeçari nga Kamenica

09/21/2020 23:49

A po largohet nga AAK?! Kjo është përgjigja e Donika Kadaj- Bujupit