Lajme

Paralajmëron deputeti i PDK-së: E pres edhe një Banjska në Kosovë

12/18/2024 22:17
nga:G B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha derisa ka folur për situatën e sigurisë në vend, ka thënë se tema e veriut nuk është sukses i qeverisë Kurti.

Berisha ka thënë se temat e luftës duhet të evitohen, ndërsa ka kritikuar deklarimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit sa i përket kësaj çështjeje.

“Kohëzgjatja do të jetë e shkurt se s’kanë me leju me u zhvillu luftë. Unë e shoh këtë agjendë për të shkatërruar Kosovën, duke prezantuar një vatër krize, një vend potencialisht që do të ketë luftë. Këto tema duhet me i abstraktu, në Kosovë nuk mund të sulmohet ushtarakisht. Mund të sulmohet, por pastaj s’mundesh që thotë Albini”, ka thënë Berisha.

Derisa ka shpjeguar zhvillimet e brendshme në Serbi, Berisha ka paralajmëruar se pret edhe një sulm të ngjashëm sikur Banjska në Kosovë.

“Tani janë ngrit studentët, prapë do të pres që do të kemi edhe një Banjska në Kosovë”, ka thënë Berisha.