Lajme

Paralajmëron biznesmeni kosovar: Nëse vetëm një muaj vazhdon kjo bllokadë, falimentojnë shumica e bizneseve në Kosovë

03/14/2020 23:58
nga:Gazeta Blic

Biznesmeni kosovar, Erolld Belegu ka paralajmëruar tronditje në ekonominë në Kosovë.

Ai ka shkruar në Facebook se vetëm një muaj nëse do të vazhdoj kjo bllokadë, atëherë so të falimentojnë shumica e bizneseve.

Reagimi i plotë i tij:

Dmth shtetin e mshelem! Boll mire! Kujdes o mire me pas!

Por, mbyllja e bizneseve ( qe de fakto ndodhi sot) ka me shkaktu tronditje te jashtezakonshme ne vend! Bizneset duhet te paguajne punetoret, qerat , kestet e kredive neper banka!

Nje muaj mjafton qe bizneset shume te medha ( e lere me ato te vogla) te falimentojne. Urgjent duhet menduar per kete! Kjo gjendje nuk guxon me zgjate me shume se nje jave sepse ne te mbyllur ne shtepi, pa te hyra shume shpejt mund te kemi edhe problemin e ekzistences se thjeshte.

Rreziku nga CoronaVirusi duhet te matet edhe ne raport me rrezikun e pergjithshem social.

Kosova ka popullaten shume te re dhe realisht jemi shume me pak te rrezikuar se psh. Italia.

Komuna e Malishevës po i zbaton masat e nevojshme, kërkon nga qytetarët të mos bëjnë panik

03/24/2020 16:33

Ja cilat biznese kanë të drejtë të punojnë gjatë orës policore