Lajme

Paralajmëron AAK: Haradinaj do të ketë rol kyç në dialog

08/08/2018 08:13
nga:A. R.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka bërë me dije se kryeministri Ramush Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se kreu i ekzekutivit së shpejti do t’i takojë liderët e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për platformën e bisedimeve për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku pastaj kjo platformë do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kuçit, procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë jashtë kornizave dhe garës pozitë dhe opozitë.

Ai ka thënë se në raport me këtë proces të gjithë duhet të jenë unikë.

Duke folur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, Kuçi ka theksuar se kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja është e zbrazët karshi kërkesave që ka tani Kosova.

12/05/2019 15:57

Haradinaj falënderues ndaj gjithë kosovarëve që ndihmuan popullin shqiptar pas tërmetit