Lajme

Paralajmërimi i Listës Serbe pak para takimit me Albin Kurtin

01/30/2020 16:12
nga:B. D

Lista Serbe ka folur para takimit që do të kenë sot me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Është kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq i cili pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell ka thënë se subjekti që ai udhëheq nuk do ta pengojë krijimin e institucioneve të reja, shkruan lajmi.net.

“Në takim, Presidenti Rakic theksoi se Lista Serbe kishte marrë mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë për përmirësimin e kushteve në të cilat jeton sot populli serb. Në këtë drejtim, Lista Serbe nuk do të qëndrojë në rrugën e krijimit të institucioneve pa u hequr taksa e pastaj të vazhdojë dialogu”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Por, sipas Listës Serbe, qeveria e re duhet ta heq taksën.

“Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%, por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, është shprehur ai.

Takimi i Kurtit me Listën Serbe pritet të fillojë nga ora 16:00.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!