Lajme

Paralajmërimi i Hashim Thaçit për Ramush Haradinajn: Nëse nuk hiqet taksa, do të ndërhyjë

03/14/2019 21:20
nga:A. R.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se heqja e taksës 100% ndaj Serbisë është e domosdoshme të pezullohet pasi e njëjta do t’i hap rrugë vazhdimit të dialogut.

Në një intervistë televizive, Thaçi deklaroi se taksa do ta ketë një fund duke thënë se do të ketë një ndërhyrje nga ana e tij.

“Mendojë se kjo çështje është bërë monotone. Kërkesa e gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të respektohet këshilla për të hapur mundësit vazhdimit të dialogut. Kam besim se gjërat e tilla do të tejkalohen dhe për Kosovën s’do të ketë cenim.

Tani janë të njohura kërkesat e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë. Ata e njohin vullnetin e opinionit publik në Kosovë dhe orientimin strategjik të opinionit. Si president nuk do të lejoj që të preken vija e kuqe sepse atëherë do të ndërhyjë…”, ka thënë Thaçi për Klan Kosova.

05/27/2019 12:13

350 mijë euro në javë tek Manchester United, ja çka thotë De Ligt