Lajme

Paraburgim ndaj dy personave për lëndim të rëndë trupor

05/22/2021 16:33
nga:M K

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.A dhe B.M. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se i pandehuri F.A. më 20.05.2021, në Ferizaj, me mjet të rrezikshëm – thikë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit B.M., në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje në mes vete me thikë e godet në krah dhe i shkakton lëndime trupore, ndërsa i pandehuri B.M. në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me një mjet të rrezikshëm shufër metalike, e godet në trup dhe në pjesën e fytyrës dhe ia ka thyer dhëmbët të dëmtuarit F.A., dhe nga kjo i ka shkaktuar lëndime trupore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se të njëjtit të gjendeshin në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

LEXO EDHE:

Njeriu që kishte mbrojtur Gotovinën edhe zyrtarisht avokat i Hashim Thaçit