Lajme

Para seancës së jashtëzakonshme, kryetari i SBASHK-ut, ka një mesazh për deputetët

03/27/2019 19:17
nga:A. R.

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar në gjendjen në arsim pas grevës së mësimdhënësve.

Ata do diskutojnë për kompensimin ose jo, të orëve të humbura mësimore.

Përderisa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po insiston se orët do të kompensohen SBASHK nuk ka ndryshuar qëndrim duke thënë se e greva është e drejt legjitime e tyre dhe orët nuk do të zëvendësohen.

Të njëjtin qëndrim SBASHK vazhdon ta ketë edhe pas thirrjes së seancës.

Në një prononcim për Gazetën Blic Rrahaman Jashari ka thënë se beson që deputetët do mbrojnë të drejtën ligjore, e që sipas tij është Ligji për Greva ai që u jep të drejtën për të mos zëvendësuar orët e humbura.

“Unë jam i bindur se deputetët e Kosovës e kanë për obligim ti mbrojnë ligjet që i kanë votuar ata vet. E kam fjalën për Ligjin për Greva, i cili ligj nuk obligon grevistët ti zëvendësojnë orët e humbura.Besoj që nesër do të ketë një debat konstruktiv, dhe ata do sjellin një rekomandim pozitiv ndaj nesh, gjithmonë duke mbrojtur Ligjin e Grevave i cili na i lejon grevat dhe i njëjti ligj nuk na obligon zëvendësimin e tyre” ka thënë Jashari për Gazetën Blic.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut

I pyetur se çfarë do të bëj SBASHK nëse Kuvendi përkrah zëvendësimin e orëve, Jashari ka thënë se kjo do ishte shkelje e demokracisë.

“Ne do të vazhdojmë ta kemi të njëjtin qëndrim. Deputetët janë ata që duhet ti mbrojnë ligjet, nuk do ishte mirë që ata të jenë kundër demokracisë.
Çdo presion i deputetëve, apo rezolutë që të kërkonte të mbahen orët, do të jetë goditje ndaj demokracisë. Pastaj sindakatave nuk u mbetet as e drejta e tyre për të protestuar në bazë të grevave” është shprehur i pari i SBASHK-ut.

Ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës rreth zëvendësimit të orëve mësimore.

Ka theksuar se cilido që të jetë vendimi i Gjykatës, ata do ta respektojnë, sepse besojnë në institucionet e Drejtësisë.

“Qëndrimi dihet , nuk do kompensohet as të shtunave as pushimeve pranverore asnjë ditë tjetër.Të gjithë duhet ti besojmë institucioneve të Drejtësisë dhe ta presim vendimin e Gjykatës. Mirëpo çka do që të jetë vendimi i Gjykatës ne do ta zbatojmë atë” ka përfunduar Jashari.

Kërkesën për këtë seancë e kanë bërë 42 deputetë.

Kryesia mblidhet nesër në orën 10:30, për ta shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me situatën në arsim

Seanca pritet të mbahet menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, e cila pritet ta caktojë këtë seancë në orën 11:00.

/GazetaBlic/

 

 

06/20/2019 17:47

Amir Rrahmani transferohet në Serie A