A mund të mjaftojnë 50 ditë për të fituar të ardhmen? Ndonjëherë po, si në rastin e Daniele De Rossit, i cili që kur mori timonin e Romës ka demonstruar se i ka të gjitha cilësitë për ta bërë edhe në të ardhmen.
GDS shkruan se janë bindur tanimë pronarët e klubit, Friedkin, të cilët janë të sigurt për të vazhduar me ish-kapitenin edhe sezonin e ardhshëm. Marrëveshja nuk është formalizuar pasi ende nuk ka asgjë të shkruar, por ka një akord. Sepse trajneri i ri ka bindur si Dan dhe Ryan Friedkin.
SITUATA
De Rossi shkon drejt rinovimit të kontratës edhe pse për aktet formale do të duhet ende kohë. Pronarët duan t’i propozojnë një kontratë dy-vjeçare. Kur e zgjodhën për të marrë vendin e Jose Mourinhos, pronarët e Romës donin të kuptonin nëse De Rossi e kishte brumin për këtë rol.
Dhe 40-vjeçari pranoi një kontratë të përkohshme, me premtimin për t’u ulur sërish në tavolinë nëse gjërat do të shkonin mirë. Trajneri vendosi të drejtonte Romën për një pagë prej 500 mijë eurosh, plus edhe një bonus të mirë në rast kualifikimi për në Champions League. Natyrisht që rinovimi do të jetë më të tjera shifra.