Sporti

Para garës për kreun e FSHF-së, Armand Duka nderohet edhe në Kosovë

01/12/2018 22:13
nga:Y.K

Kosova përcaktoi sot lojtarët më të mirë për vitin 2017 në futboll në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në ceremoninë “Gala” të ndarjes së çmimeve ishte prezent sot edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për të dytin vit radhazi futbollisti më i mirë i Kosovës u shpall Valon Berisha, mesfushori i Salzburgut, i cili fitoi konkurrencën e Amir Rrahmanit dhe Hekuran Kryeziut.

Këtë çmim 24-vjeçari e mori falë paraqitjeve të mira me Salzburgun dhe Kosovën.

Ndërkaq, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Florent Hasani, çmim që iu akordua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ndërkaq, në ceremoninë e kësaj të premteje, Federata e Futbollit në Kosovë nderoi me Çmimin e Mirënjohjes, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy federatave të të dy vendeve.

Presidenti Vokrri i dha homologut të tij shqiptar këtë çmim duke cituar vlerësimin e madh të bashkëpunimit dhe angazhimin e Presidentit Duka në progresin e futbollit kosovar.

Kreu i FSHF-së theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes të dy federatave do të rrisë ndjeshëm tempin dhe etapat e tij në vijimësi.

06/04/2018 11:52

Befason Duka, ja çfarë thotë për Panuccin