Lajme

Para 4 muajsh paralajmëroi skllotë për taksën, e sot Hashim Thaçi e mbështet fuqishëm atë!

05/15/2019 21:23
nga:Gazeta Blic

Rreth katër muaj më parë, Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, kishte shkuar aq larg me qëndrimin për taksën, sa që fatin e saj e kishte ndërlidhur me atë të qeverisë “Haradinaj”, që në rast se nuk do të hiqet mund të bie qeveria që e drejton Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, sot po i njëjti udhëheqës shtetëror, është shndërruar në ‘gardian’ i tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, shkruan GazetaBlic.

Thaçi, në orët e mbrëmjes së sotme u shpreh se taksa nuk bën të hiqet, madje as në këmbim të liberalizimit të vizave.

Duke aluduar në ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt, akuzoi se ka realizuar takime të fshehta në institucionet e Kosovës duke lobuar për heqje të taksës, por që kjo nuk duhet të ndodh sipas tij.

Për kë e kishte fjalën Hashim Thaçi, kur akuzoi diplomatët e ‘rangut të ulët’ për heqjen e taksës?

Postim i Hashim Thaçit në “Facebook” me 27 Janar të 2019

Kjo lëvizje në qëndrime e Presidentit Thaçi, vjen pas zhvillimeve nga takimi i “Samitit të Berlinit” ku Gjermania shprehu zotimin e saj për mbështetje të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Takimi i “Samitit të Berlinit” nga zyrtarët shtetëror të vendit është cilësuar edhe si prishës i planit për ndarje të Kosovës. Një gjë të tillë e kishte thënë edhe Kryeministri Haradinaj, ku sipas tij në këtë takim u bë e qartë se nuk do të ndodh ndarja e vendit.

Ndryshe, Presidenti Thaçi ka qenë ai që ka ngjallur idenë për ‘korrigjim të kufirit’ me Serbinë, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut mes dy vendeve në Bruksel. /Gazeta Blic/