Sporti

Paqueta synon largimin nga Milani, PSG në “pole-position”

03/28/2020 09:19
nga:M K

Erdhi me shumë bujë te Milani, por pasoi një rënie goxha e madhe e formës së tij, që e la në bankën rezervë.

Lucas Paqueta po monitoron situatën aktuale në klubin italian, teksa duket se ka vendosur të largohet, nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë që do t’ia vlente, përcjell GazetaBlic.

E kush do ta refuzonte PSG’në. Kampioni aktual francez edhe më herët ka qenë i interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit të dikurshëm të Flamengos, ndërsa duket se në Qershor ky operacion transferimi mund të kthehet në realitet.

PSG’ja është e gatshme që t’i ofrojë Milanit Leandro Paredes, për një shkëmbim kokë më kokë me Paquetan. Paredes ndërkaq do të parapëlqente një rikthim në Itali, aty ku dikur kishte bartur fanellën e Romës.

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:32

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij