Sporti

Paqueta afër zyrtarizimit në PSG, ndërmjetësues Leonardo

01/24/2020 08:40
nga:M K

Është njëri nga më të mirët te Milani, por mosaktivizimi te skuadra kuq e zi, duket se do të jetë indikator që ta detyrojë lojtarin të largohet.

Sipas mediave italiane, futbollisti brazilian është afër marrëveshjes me kampionin aktual francez, PSG-në, përcjellë GazetaBlic.

Ai nuk është ftuar për duelin e sontëm që Milani e luan në udhëtim te Brescia, derisa thuhet se kalimi i tij në “Parkun e Princave” është çështje orësh.

PSG’ja tash e disa muaj është interesuar për t’i siguruar shërbimet e fantazistit. Leonardo ishte më meritori që Paqueta nga Brazili zbarkoi në qytetin e modës, kurse tani dëshiron që atë ta ketë në Francë.

Gjithsesi, java e fundit e mini-afatit kalimtar dimëror pritet të jetë vendimtare sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

01/31/2020 23:20

Paqueta flet pas mbylljes së merkatos në Itali