Sporti

Paqarada e Halimi marrin një barazim me Sandhausenin, Muslia triumfon në transfertë me Hanoverin

05/23/2020 14:59
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e Bundesligë 2.

Sandhauseni i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit nuk ka mundur të fitoi më shumë se një barazim në fushën vendase, shkruan GazetaBlic.

Leart Paqarada luajti për 90 minuta ku kishte një paraqitje solide, kurse Halimi nuk u inkuadrua fare as në këtë takim.

Në anën tjetër Hanoveri i Florent Muslisë ka shënuar një fitore të madhe 2-4 në transfertë.

Në këtë takim nuk pati minuta as për sulmuesin kosovar i cili nuk luajti për asnjë minut.