Lajme

Papërgjegjësia e qeverisë dhe komunave për hapjen e çerdheve, dëmton prindërit!

06/01/2020 13:22
nga:Gazeta Blic

Vendimi i Qeverisë në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, që çerdhet të hapen nga e hëna, dhe pastaj thirrja e komunave që të mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre për shkak se nuk janë përgatitur me kohë, ka dëmtuar më së shumti prindërit që punojnë.

Një prind që punon në një nga ministritë, në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se ky vendim e ka dëmtuar atë dhe fëmijën.

“Ne na kanë urdhëruar që të dalim në punë, ndërsa çerdhet nuk janë hapur sot për shkak se nuk kanë qenë të përgatitur. Dmth për shkak të papërgjegjësisë së tyre, e kemi pësuar ne, sepse në punë detyrohemi të dalim të dy prindërit, ndërsa fëmijët nuk kemi ku t’i lëmë”, tha ky prind.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të lejoj hapjen e çerdhe të dielën në orët e mbrëmjes të dielen, duke mos dhënë shumë arsyetime, gjë që kishte nxitur reagime të shumë kryetarëve të komunave.

I pari i cili kishte reaguar ndaj këtij vendimi, ishte kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një reagimi në Facebook u kishte bërë thirrje prindërve që mos t’i dërgojnë fëmijët nëpër çerdhe.

“Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat. Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte. Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë. Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje”, kishte shkruar Ahmeti.

Menjëherë pas këtij vendimi, disa çerdhe publike edhe në grupet e komunikimit me prindërit, kishin kërkuar që ata mos t’i dërgojnë fëmijët nëpër çerdhe të hënën për faktin se nuk janë të përgatitur.

Gazeta Blic i ka parë disa komunikime, ku personeli i çerdhe u kërkonte prindërve që mos t’i dërgonin fëmijët e tyre nëpër çerdhe, ngase nuk ishin gati dhe se qeveria i kishte njoftuar me vonesë.

Ndërkohë, pos Ahmetit, edhe kryetari i Gjakovës dhe disa kryetar tjerë të Komunave u bënë thirrje prindërve që mos t’i dërgonin fëmijët e tyre, për shkak se nuk ishin të përgatitura çerdhet.

As komuna e Drenasit nuk e përfillë vendimin e qeverisë, nuk i hap çerdhet!

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë me media, kanë njoftuar për hapjen e çerdhe, por pa dhënë shumë detaje.

Ndërkaq, të dielen pak para mesante Ministria e Arsimit ka dhënë disa sqarime për hapjen e çerdheve.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i.

Kjo ministri iu ka bërë thirrje institucioneve parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.

“Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme (dt. 31 maj 2020), në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, mes tjerash, ka marrë vendim për hapjen e çerdheve dhe kopshteve”.

“MAShTI ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale për Arsim dhe institucionet parashkollore në vend që të zbatojnë me kujdes maksimal udhëzimet për masa mbrojtëse të IKShPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare. Po ashtu, MAShTI ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i”.

“MAShTI u bën thirrje institucioneve parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura”.

Hapja e çerdheve, ky është njoftimi i fundit nga Ministria e Arsimit!

 

06/07/2020 21:46

Sot u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e tri çerdheve