Sporti

Paolo Maldini fiton çmimin e “Menaxherit të Vitit”

12/03/2021 08:33
nga:Mergim Rreci

Paolo Maldini ka fituar një çmimin “Menaxheri i Vitit” pas punës së tij për të ‘ringjallur’ Milanin brenda dhe jashtë fushës.

Maldini mori çmimin Manlio Scopigno sot për aftësinë e tij për të transformuar një klub që kishte qenë në krizë rezultatesh, por edhe parash, përcjell GazetaBlic Sport.

Një deklaratë nga komiteti që zgjodhi Maldinin për çmimin shpjegoi arsyet e zgjedhjes së ish-legjendës së kuqezinjve dhe të Italisë.

“Pas arritjes së historisë në fushë me Milanin dhe Italinë, ai po e zbulon veten se është gjithashtu një drejtor i madh.

“Si drejtor teknik i kuqezinjve, ai ka qenë në gjendje të kombinojë rezultate të shkëlqyera sportive me një vizion të zgjuar dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

“Ai ka qenë një figurë themelore për të rigjallëruar Milanin dhe për të shkruar një kapitull të ri në një histori të pafund”, thuhet brenda kësaj komunikate.

Nën drejtimin e Maldinit, Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh dhe aktualisht është vetëm një pikë larg kreut të tabelës së Serie A.

/GazetaBlic Sport/