Sporti

Paolo Dybala ka vendosur për të ardhmen e tij, afër nënshkrimit të kontratës

12/14/2019 23:42
nga:Mergim Rreci

Çështja Dybala është shumë e diskutuar prej kohësh të Juventusi.

Sipas mediave italiane, sulmuesi argjentinas pritet që t’a vazhdoj kontratën me Juventuisn, transmeton Gazeta Blic.

Ai kishte ofruar një ultimatum drejt klubit nga Torino, duke thënë se nëse nuk do të luajë do të largohet.

Manchester United dhe Tottenhami thuhet se ishin të interesuar ta sillnin sulmuesin në Premierligë, por asnjë klub nuk mund të arrinte në një marrëveshje për 26-vjeçarin.

Dybala ka qenë i rregullt për Juve këtë sezon – duke kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime në 19 paraqitje – dhe sipas Calciomercato , sulmuesi tani është në linjë për një kontratë të re.

/Gazeta Blic/