Lajme

Pandemia rikthen deputetët mjekë, në spitalet e Greqisë

11/26/2020 17:01
nga:Y I

Rreth 20 deputetë grekë, të cilët janë mjekë me profesion, dolën vullnetarë për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara gjatë valës së dytë të pandemisë së koronavirusit në Greqi.

Duke ndjekur shembullin e kolegëve të tjerë, duke përfshirë Giorgos Lambroulis-in mjek pulmolog dhe nënkryetar i parlamentit grek, i cili i kërkoi kryetarit të parlamentit ta lironte përkohësisht atë nga detyrat e tij si nënkryetar, anëtarët kanë kërkuar që ose të shërbejnë në zonat elektorale të tyre ose kudo që ministria e sheh të arsyeshme.
Midis deputetëve të cilët dolën vullnetarë ka patur specialistë radiologë, kirurgë, mikrobiologë të cilët do t’u bashkohen kolegëve të tyre në vijën parë të frontit kundër koronavirusit./M.M/dritare.net