Lajme

PANA i shkon në “konak” PSD-së

06/13/2018 16:38
nga:M H

PDK, AAK, e Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së PSD-së për tryezën politike e cila do të mbahet ditën e hënë (18 qershor).

Pjesëmarrjen e PDK-së, në këtë tryezë e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

“Po Partia Demokratike do të marr pjesë”, tha ai.

Në fotografi: Memli Krasniqi

Nga AAK, deputetja Teuta Haxhiu, tha se Aleanca do të jetë e pranishme edhe në këtë tryeze, ashtu sikur ka qenë edhe në tryezat tjera të thirrura.

“Çdo tryezë e thirrur prej partive politike Aleanca është e gatshme të marr pjesë, edhe në tryezat tjera ka qenë e pranishme, po ashtu edhe në këtë do të jetë”, u shpreh Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Në fotografi: Teuta Haxhiu

Edhe Nisma Socialdemokrate ka mirëpritur ftesën e PSD-së për tryezën e radhës.

“Po Nisma do të jetë e pranishme, unë do të jem në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar”, tregoi Bilall Sherifi për “Gazeta Blic”.

Në fotografi: Bilall Sherifi

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate tashmë ka njoftuar se tryezën e radhës do ta organizojnë ditën e hënë. Dhe që ftesat tashmë janë dërguar tek të gjitha partitë politike, në përjashtim të Listës Serbe.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti.

“Tryeza është ftuar për të hënën, me 18 qershor, ne orën 11. Tema e saj do te jete: Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare.
Ftesat kanë shkuar dje tek të gjitha partitë politike, përveç Listës Serbe” ka thënë Hoti, për “Gazeta Blic”.

Theksojmë që, deri më tash janë mbajtur katër tryeza politike. Të parën e ka organizuar LDK, të dytën PDK, të tretën Vetëvendosja./GazetaBlic./

 

10/19/2018 19:47

PDK pjesë e ACRE, grupimit politik me rritjen më të madhe në Evropë