Lajme

PAN mbledh 41 nënshkrime për taksën, kryesia pritet të vendosë nesër për seancën

02/27/2020 16:54
nga:Norë Kelmendi

Nesër Kuvendi i Kosovës, pritet të mbledhë kryesinë e saj, për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve të ish-PAN-it për çështjen e taksës, shkruan GazetaBlic.

Opozita e Kuvendit ka ditë që ka nisur mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, deri sa sot konfirmuan nga Kuvendi se ato pritet të shqyrtohen nesër në mbledhjen e kryesisë, e cila do të mbahet në orën 14:00.

Këto parti politike kanë paralajmëruar se pos seancës nuk do t’i ndalin edhe mënyrat tjera të kundërshtimit kundër heqjes së taksës, e madje edhe nëse ndalet projekti për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se taksa do të hiqet, sapo të zbatohet reciprociteti i plotë, ekonomik, politik dhe tregëtar me shtetin serb.

02/28/2020 14:50

Më 2 mars seanca e jashtëzakonshme për taksën 100%