Lajme

Pamundësohet vendosja e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” ( LIVE )

02/13/2018 19:57
nga:Gazeta Blic

20:36 – Pas ndërprerjes së energjisë elektrike tek rrethi në hyrje të Prishtinës, gjë që ka pamundësuar zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë të Kosovës, ka ndërhyrë edhe një ekip i zjarrfikësave për të rregulluar problemin.

20:03 – Ndërprerja e energjisë elektrike tek rrethi në hyrje të Prishtinës, ka bërë që Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës të mos arrij të zëvendësoi flamurin kombëtar me atë të Kosovës.

Reporteri i “Gazeta Blic” i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, bën me dije se për të rregulluar problemin me energji ka dalë edhe një ekip i KEDS-it.

Raportohet edhe për prani të shtuar të policisë.

Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës nuk ka arritur të zëvendësoi flamurin Kombëtar me atë të Kosovës, as pas rreth një ore përpjekjesh.

Kjo pasi që në po atë vend është ndërprerë energjia elektrike, gjë që po pamundëson largimin e flamurit kombëtar, raporton GazetaBlic.com

Reporteri i “Gazeta Blic” i cili ndodhet në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se Këshilli organizativ e ka cilësuar si veprim të qëllimshëm ndërprerjen e energjisë elektrike nga kundërshtuesit e vendimit të qeverisë për ndryshimin e flamurit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes raportohet të ketë dalur edhe Policia e Kosovës.