Lajme

Pamje të reja nga aksidenti ku humbi jetën një person

11/08/2017 10:07
nga:M H

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Rreth orës 07:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, tek parku i biznesit në Drenas është shkaktuar një vet aksident me pasoja fatal, me ç’rast një person ka humbur jetën. Vdekjen e kanë konstatuar ekipa mjekësore në vendin e ngjarjes. Në këtë rast tragjik është e përfshire vetëm një veture. Njësia për kontroll të autostradave është duke u marre me rastin, është njoftuar edhe prokurori, si dhe në vend ngjarje kanë dalë zjarrfikëset dhe ndihma e shpejtë”, ka treguar Hoxha.

Lexues të Gazeta Blic kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes:

 

11/21/2017 15:48

Gjermani, arrestohen 6 sirianë për planifikimin e një sulmi terrorist