Lajme

Pamje të reja nga aksidenti i eskortës së presidentit, Hashim Thaçi

07/23/2018 16:47
nga:FL.B

Gjatë pasdites së sotme eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pësuar aksident në Komoran të Drenasit, shkruan GazetaBlic.

Ky aksident sipas informacioneve të para jo zyrtare ka ndodhur mes dy veturave, një eksorte dhe një një veture të markës “BMW X5” me ngjyrë të zezë  e në të cilën ka qenë presidenti, Thaçi.

Një lexues i “GazetaBlic” ka dërguar video-pamje nga vendi i ngjarjes teksa shihet se veturat kanë shkaktuar kolonë të madhe të madhe të cilës nuk i shihet fundi.

Zyra e Presidenti ka dhënë informacione se në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar dhe se Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore.

“GazetaBlic” për disa herë rresht ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës por këta të fundit nuk janë përgjigjur. /© GazetaBlic /

03/18/2019 08:58

Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që humbën jetën në aksident