Lajme

Pamje të aksidentit më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë!

09/11/2019 22:34
nga:L H

Aksidentet me makina janë ndër më të frikshmet, por kjo që ka ndodhur në Alban të Ontarios është me të vërtetë e çuditshme.

Një kamion është përfshirë në një incident të paprecedent, teksa gjatë udhëtimit të tij ka humbur ekuilibrin, duke dalë nga rruga.

Përplasja me një grumbull dheu ka shkaktuar tronditje të mjetit, i cili është ngjitur në majen e një shtëpie aty pranë. Për fatin e tyre të mirë, në shtëpi nuk kishte asnjë person, teksa shoferi 24 vjeçar nuk ka pësuar lëndime.

Pamjet e publikuara nga policia janë bërë virale tashmë, me videon që është parë nga rreth 1 milion ndjekës, raporton oranews.