Cult

Pamje rrënqethëse, gjenocidi i harruar i grekëve ndaj familjeve çame (FOTO LAJM

02/06/2018 11:13
nga:Fatjona Mani

Genocid është çdo akt që bëhet me qëllim për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht grupe kombëtare, etnike, raciale ose fetare duke vrarë pjesëtarë të atij grupi me qëllim eliminimin fizik pjesërisht ose totalisht.

Kanë kaluar mbi 70 vjet nga masakra greke ndaj çamëve autoktonë në trojet e tyre, ku u vranë qindra shqiptarë e përzunë me dhunë nga banesat e tyre vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Të dhëna nga arkiva e shtetit bëjnë me dije se vetëm në fshatrat Gardhiq, Dragoni, Kaninë e Karbunarë u vranë mbi 600 tregtarë, bujq e familjarë të tyre ndër ta 150 gra e fëmijë.

Mbi 400 të tjerë në Filat e katundet përreth, prej tyre ishin 150 tregtarë.

Në galerinë e fotove të zgjedhura  tregohet edhe njëherë vuajtja e mjerimi në të cilën u zhytën familjet e çamëve pas dëbimet,dhunimit e persekutimit të grekëve.

Shteti i atëhershëm Shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroj si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Çamëri.

    

     

Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoj që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërish në shtëpitë e tyre.

Ky është një ndër gjenocidet më të ashpra ndaj shqiptarëve, por për të cilin nuk ka asnjë vendim apo qoftë edhe një kërkesë falje nga shteti grek.

07/11/2017 14:23

Izetbegoviq: Populli serb të mos e mohoj gjenocidin në Srebrenicë