Euro2024

Pamje që t’i kënaqin sytë | Shqiptarët e bëjnë kuqezi qytetin e Hamburgut

06/19/2024 11:47
nga:Lorik J

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me fillim nga ora 15:00 me Kroacinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B.

Pavarësisht raportimeve nga mediat që nuk do ketë shumë shqiptarë – pamjet tregojnë tjetër gjë.

Mijëra shqiptarë kanë pushtuar Hamburgun dhe gjithçka në rrugët e qytetit gjerman është kuqezi.

Shijoni pamjet e mëposhtme: